Flash

Skandal në Don Bosko! 100 mijë euro produkte të skaduara

Lapsi.al 17 October 2025
Skandal në Don Bosko! 100 mijë euro produkte të skaduara

Policia ka zbuluar një rast të evazionit fiskal dhe përdorimit të produkteve të skaduara në një klinikë dentare në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar, janë sekuestruar rreth 300 shishe me produkte dentare, shumica e të cilave të skaduara dhe pa fatura zhdoganimi, me një vlerë të përllogaritur rreth 100 mijë euro.

Në klinikë janë gjetur gjithashtu mandate pagesash të pafiskalizuara, çka ngre dyshime për shmangie të detyrimeve tatimore në shuma të konsiderueshme. Si rezultat i operacionit, është arrestuar administratori i klinikës, një shtetas turk, ndërsa janë vënë nën hetim koordinatorja e subjektit dhe dy laborantë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së paligjshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI