Flash

Një person vret veten me armë zjarri brenda një poligoni

Lapsi.al 17 October 2025
Një person vret veten me armë zjarri brenda një poligoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit. Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës.

Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI