Flash

Në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në hotelet në Tiranë

Lapsi.al 17 October 2025
Në gusht shumica e turistëve të huaj qëndruan në

Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt që e vizituan Shqipërinë në muajin gusht preferuan më shumë rajonin Qendër ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani me një shifër prej 238 mijë dhe më pak Rajonin Veri dhe atë Jug.

Instituti i Statistikave konfirmoi se në muajin e 8 të vitit, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6% dhe rezidentë 21,6%. Net-qëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+47,8%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,2%)” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%). Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.

“Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5%, krahasuar me 59,6% në Gusht 2024” vlerëson INSTAT.

Gushti duket të jetë një nga muajt e mirë të turizmit i cili gjatë këtij viti ka treguar një luhatje të dukshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe një imazhi të zbehur disi për Shqipërinë e lidhur kjo me mungesën e ujit dhe ndërprerjeve të energjisë në disa rajone./ Monitor

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trush të Shkodrës, ku babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri...

14:19

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09