Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

Lapsi.al 17 October 2025
Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e çështjes së vetingut të prokurorit Gentian Habazaj, duke lënë në fuqi konfirmimin e tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurori Gentian Habazaj u konfirmua në detyrë më 31 janar të vitit 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, u bind nga shpjegimet e tij kundër barrës së provës për pamundësinë e prindërve për t’i dhuruar një vlerë rreth 5 milionë lekë në vitin 2003, para fillimit të detyrës, si dhe për blerjen prej tyre të një apartamenti në Tiranë, të përdorur nga subjekti.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi si të pabazuar vendimin e KPK për Habazajn, duke ngritur shkaqe për pasurinë dhe profesionalizmin.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi gjatë parashtrimeve shkaqeve të ankimit dhe kërkesës për shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Habazaj, lidhur me probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

Subjekti i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit duke argumentuar se nuk mund të penalizohet për pasuri të krijuara nga prindërit para fillimit të detyrës.

Në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, drejtuesi i SPAK paraqiti konkluzione të ndryshme, duke arsyetuar se pas njohjes me provat dhe shpjegimet e subjektit, konstatimet nuk mund të sjellin shkarkim. Ai kërkoi të martën lënien në fuqi të vendimin të KPK për konfirmimin e Habazajt.

Gjatë shpalljes së vendimit të premten, Kolegji vërejti se, në kushtet kur drejtuesi i SPAK ka kërkuar lënien në fuqi, ka sjellë për pasojë lënien e ankimit pa objekt. Sipas KPA, kjo është e njëjtë me heqjen dorë nga ankimi, pasi dedektohet mungesë e interesit të ligjshëm nga ankuesi. Kolegji çmon se, për këtë arsye nuk ka me lëndë procedurale, pasi ankimi e ka humbur objektin e tij dhe për këtë arsye, duhet që çështja të pushohet. KPA argumenton se pas pushimit të çështjes, vijimi kontrollit të vendimit të KPK në mungesë të objektit të ankimit, do të përbënte cënim të procesit të rregullt ligjor.

Me shumicë votash, trupi gjykues i KPA vendosi pushimin e çështjes. Ndërkohë, u bë me dije në rastet e pushimit të gjykimit, konsiderohet se vendimi i KPK merr formë të prerë.

Prokurori Gentian Habazaj e ka filluar karrierën e tij në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2009 dhe që nga viti 2010 e ushtroi detyrën në prokurorinë e Beratit e në Tiranë. Aktualisht është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI