Flash

Çfarë rrezikon Juventus pas hetimit të UEFA-s për shkeljet e Fair Play Financiar

Lapsi.al 17 October 2025
Çfarë rrezikon Juventus pas hetimit të UEFA-s për shkeljet

UEFA ka hapur një procedurë ndaj Juventus për një mundësi tejkalimi të kritereve të Fair Play Financiar: këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi në një komunikim të bashkëngjitur dosjes së bilancit të mbyllur më 30 qershor 2025. Hetimi lidhet veçanërisht me një mundshëm tejkalim të kufirit të parashikuar nga Football Earnings Rule në periudhën trevjeçare 2022/23–2024/25. Rezultati pritet në pranverën e vitit 2026, kur UEFA do të bëjë publike çdo dënim të mundshëm ndaj klubit bardhezi.

Çfarë parashikon Football Earnings Rule

Football Earnings Rule është rregulli themelor i sistemit të ri të qëndrueshmërisë financiare të UEFA-s, që ka zëvendësuar ish-Fair Play Financiar dhe synon të sigurojë që klubet të mos shpenzojnë vazhdimisht më shumë sesa fitojnë, duke ruajtur një ekuilibër ekonomik në periudhë afatmesme. Kontrolli kryhet në bazë trevjeçare dhe vëzhgon që klubet të mbajnë shpenzimet brenda kufijve të caktuar për të garantuar qëndrueshmëri financiare. Hetimi nuk do të marrë parasysh vetëm periudhën 2022–2025, por edhe parashikimet e ardhshme mbi parametrat ekonomikë e financiarë të përgjithshëm të vendosur nga UEFA, siç ka sqaruar vetë klubi në njoftimin zyrtar, ku përmenden gjithashtu rreziqet dhe dënimet e mundshme që mund të vendosen deri në fillim të vitit 2026.

Çfarë sanksionesh rrezikon Juventus

Sipas nenit 100 dhe 102 të rregullores së UEFA-s, Club Financial Control Body (CFCB) mund të hapë një hetim formal dhe, nëse konstatohet shkelje, të zbatojë sanksione disiplinore në varësi të shkallës së shkeljes. Për momentin, hipotezat më të besueshme përjashtojnë skenarin më të rëndë të parashikuar nga rregulli i ri, pra përjashtimin nga kupat evropiane: dënimi më i mundshëm është një gjobë, e cila për momentin nuk mund të vlerësohet me saktësi. Kjo është ajo që ndodhi me Romën, e cila në qershorin e kaluar u gjobit me 3 milionë euro sepse nuk arriti të përfshihej brenda parametrave të përcaktuar nga UEFA.

Lexo më tej: E bujshme, Juventus nën hetim: UEFA hap procedurën për shkelje të Fair Play Financiar

UEFA ka ndjekur një linjë të ashpër në rastet e fundit dhe për këtë arsye është e mundur që Juventus të përballet edhe me sanksione sportive, si për shembull kufizime në regjistrimin e lojtarëve të rinj për garat evropiane — një masë që do ta detyronte klubin të vepronte me një skuadër të reduktuar në turnetë ndërkombëtare. Në çdo rast, precedentët në Europë — si në rastin e Roma, Aston Villa, Chelsea dhe Lyon — janë mbyllur të gjithë me një gjobë me vlerë “të parëndësishme”, siç është theksuar edhe nga vetë Juventus, dhe në rastin e francezëve ekzistonte madje rreziku i përjashtimit nga kupat evropiane nëse nuk do të përmbusheshin objektivat e vendosur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI