Flash

Bebja humbi jetën tek “Koço Gliozheni”, prokuroria merr të pandehur dy gjinekologë

Lapsi.al 17 October 2025
Bebja humbi jetën tek “Koço Gliozheni”, prokuroria merr

Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim dy gjinekologë pasi një foshnjë humbi jetën gjatë lindjes, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Sipas organit të akuzës, mjekja që u kujdes në procesin e shtatëzanisë, si dhe mjeku roje i gatshëm “në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur”.

Hetimet ndaj dy gjinekologëve me iniciale E.V. dhe A.H., tek Materniteti ‘Koço Gliozheni’, nisën pas denoncimit të nënës me iniciale A.Z., pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes.

Nga aktet e ekspertimit, sqaron Prokuroria, doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit (një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale).

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, “dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI