Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

57 eurodeputetë kundër “eksperimentit Meloni” me Gjadrin: I papranueshëm për BE

Lapsi.al 17 October 2025
57 eurodeputetë kundër “eksperimentit Meloni” me Gjadrin:

Nga "L’Espresso"/ Projekti i qendrës së mbajtjes së emigrantëve në Gjadër mund të mbërrijë në Evropë. Jo si model, siç është sugjeruar vazhdimisht nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, por sepse tani mbi 50 eurodeputetë - përfshirë Alessandro Zan dhe Cecilia Strada të Partisë Demokratike të Italisë kanë bërë thirrje që "Komisioni Evropian të ndërmarrë veprime kundër shkeljeve serioze nga qeveria italiane në Shqipëri, duke përfshirë edhe nisjen e procedurave të penalizimit".

Në letrën e nënshkruar nga 57 eurodeputetë të kombësive dhe partive të ndryshme politike (S&D, të Gjelbrit, të Majtët), së bashku me të gjitha partitë opozitare italiane, kërkohet që Komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin Magnus Brunner "të mos e mbyllë veshët. Giorgia Meloni shkeli ligjin evropian në Shqipëri, siç e kemi denoncuar prej muajsh në komisionet parlamentare, dhe Komisioni Europian ka pranuar se është në dijeni të kësaj. Tani presim masa konkrete".

CPR-të në Shqipëri janë në realitet, një devijim nga plani origjinal dhe i kushtueshëm i qeverisë Meloni, e cila fillimisht parashikonte vetëm dhënien e procedurave të përshpejtuara kufitare përtej Adriatikut. Por pas disa vendimeve nga gjyqësori italian, të cilat nuk e konfirmuan shumicën e ndalimeve të emigrantëve, dhe pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian mbi "vendet e sigurta", qeveria italiane ka vendosur të transformojë qendrat në Shëngjin dhe Gjadër në qendra ndalimi për riatdhesim.

Projekti konsiderohet se shkel ligjin evropian, sipas eurodeputetëve Zan dhe Strada. "Qeveria Meloni ka krijuar një sistem menaxhimi të migracionit që nuk respekton juridiksionin evropian, duke përfshirë riatdhesimet direkt nga territori shqiptar, në shkelje të ligjit të BE-së. Modeli i imponuar nga qeveria italiane minon sundimin e ligjit", - thuhet në letër, "është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe krijon një “zonë gri” të rrezikshme jashtë fushëveprimit të ligjshmërisë evropiane ku migrantët privohen nga mbrojtjet e ofruara nga Karta e të Drejtave Themelore dhe konventat ndërkombëtare".

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, vërejnë eurodeputetët, "ka konfirmuar tashmë papajtueshmërinë e këtij modeli me ligjin e BE-së, dhe tani Gjykata Italiane e Kasacionit ka kërkuar gjithashtu një vendim mbi legjitimitetin e CPR-ve në Shqipëri", shpjegojnë eurodeputetët.

Zan, Strada dhe kolegët e tyre theksojnë se Komisioni Europian, pavarësisht se është në dijeni të operacioneve, deri më tani është kufizuar në deklarimin se monitoron pajtueshmërinë me rregullat. "Ky është një qëndrim i papranueshëm që rrezikon të shndërrohet në bashkëfajësi për shkak të inercisë. Komisioni duhet të mbrojë traktatet, jo të rrijë duarkryq dhe të shikojë këto shkelje të vazhdueshme dhe flagrante. Është koha që Komisioni të veprojë, duke miratuar masa konkrete. Në rrezik nuk janë vetëm të drejtat e emigrantëve, por edhe vetë besueshmëria e Bashkimit Evropian si një zonë lirie, demokracie dhe sundimi të ligjit", përfundojnë ata. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI