Lexo më tej: Michael Jordan bëhet atleti i parë që renditet në Forbes 400
Për 40-vjeçarin Ronaldo, ish-Real Madrid edhe ai, bëhet fjalë për një konfirmim, meqë kampioni portugez prej vitesh është një kompani tregtare më vete, përveçse golashënuesi më i madh në historinë e futbollit (dopieta e fundit e realizuar me Portugalinë kundër Hungarisë në kualifikimet botërore e ka çuar në kuotën 948; me këtë ritëm, 1000 golat do të arrihen me siguri, duke qenë se kontrata e sapo rinovuar me Al Nassr skadon në qershor të vitit 2027).Ronaldo këtë vit do të arrijë rekordin personal të fitimeve
Sipas vlerësimeve të “Forbes”, Cristiano do të fusë në xhep gjatë sezonit që sapo ka nisur 280 milionë dollarë (pak më pak se 240 milionë euro), nga të cilat 230 burojnë nga ajo që bën në fushë (paga dhe bonuse financiare të lidhura me marrëveshje tregtare të favorizuara nga klubi i tij) dhe 50 nga të ardhurat që vijnë nga sponsorët personalë (Nike, Binance dhe Herbalife janë kryesorët). Bëhet fjalë për shuma bruto, nga të cilat zbriten taksat dhe komisionet e agjentëve. Është hera e gjashtë në dhjetë vitet e fundit që Ronaldo qëndron në krye të futbollistëve më të paguar në botë, këtë herë me rekordin e tij personal të të ardhurave. Një shumë totale që, që kur “Forbes” përpilon klasifikimin e fitimeve të sportistëve (1990), është tejkaluar vetëm dy herë, nga i njëjti sportist: në vitin 2014/15 boksieri Floyd Mayweather, jo më kot i quajtur “Money”, fitoi rreth 300 milionë dollarë, tre vjet më vonë 285 milionë.Cristiano Ronaldo leads a group of ten footballers collectively earning $945 million this season, but as the sun sets on his legendary career, two young stars are stepping into the spotlight. https://t.co/uxTI69Rz7y
— Forbes (@Forbes) October 16, 2025
Illustration: Alice Lagarde for Forbes; Photos: Minas… pic.twitter.com/IZAescu8kx