Flash

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Lapsi.al 16 October 2025
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trush të Shkodrës, ku babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre. Policia e Shkodrës bën me dije se në pranga kanë rënë Ç. M., 56 vjeç, dhe djali i tij D. M., 22 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit, M. M., 27 vjeç, të tre banues në fshatin Trush.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë sekuestruan dy armë gjahu të llojit “çifte”, të cilat rezultojnë se mbaheshin me leje. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit, me të cilën dyshohet se është qëlluar në ajër gjatë konfliktit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI