Flash

Qeveria pranon pastrimin e parave, Strategjia: Format përdoren dhe nga vijnë fondet

Lapsi.al 16 October 2025
Qeveria pranon pastrimin e parave, Strategjia: Format përdoren dhe nga

Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.

Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.

“Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.

Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:

– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;

– Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;

– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;

– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas sh...

07:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09