Flash

Protesta Durrës/ Zhupa: 70 familje të frikësuara nga shpronësimi

Lapsi.al 16 October 2025
Protesta Durrës/ Zhupa: 70 familje të frikësuara nga

Deputetja e PD, Ina Zhupa, e cilësoi projektin AADF-së për shembjen e banesave në Durrës si pushtim të trashëgimisë kulturore.

Ajo tha se nga ky projekt mbi 70 familje durrsake janë nën presion për t’u shpronësuar, ku sipas saj, fshihen interesa private dhe jo publike.

“Projekti i AADF-së, për shembjen e banesave në Durrës nuk është rijetëzim, është pushtim i trashëgimisë sonë. I dëmshëm dhe i padrejtë për komunitetin durrsak.

AADF sillet si pronar i historisë, trashëgimisë dhe kulturës shqiptare dhe qeveria ‘i bën fresk’!

I jap mbështetje të plotë banorëve së lagjes së vjetër të Kalasë në Durrës, të cilët i përgëzoj për vendimin për të protestuar përballë zyrave të AADF në Tiranë. Një reagim i drejtë ndaj një padrejtësie të madhe.

Mbi 70 familje janë nën presion për t’u shpronësuar pas një projekti që fsheh pas vetes interesa private dhe zhdukje të kujtesës historike. Ai komunitet e ka mbajtur atë zonë gjallë për më shumë se një shekull dhe janë po ashtu pjesë e historisë.

As turistët nuk vijnë për të parë lulishte prej miliona eurosh me fatura të AADF. Ata vijnë për shtëpitë e vjetra, për historinë e gjallë që ruhet në gurë, në rrugica, në njerëz.

Të shkatërrosh këtë për të ndërtuar një “kartolinë sterile” është krim ndaj identitetit. Jemi përballë një krizë të rëndë të integritetit shtetëror dhe shoqëror.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndalë menjëherë këtë abuzim! Detyra e saj është të mbrojë qytetarët dhe trashëgiminë, jo t’i dorëzojë të dyja në duart e koncesionarit të zakonshëm AADF, që nuk po lë më trashëgimi pa shtënë në dorë duke i trajtuar si mall.

Si kryetare e komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës do kërkoj dëgjesa në komision me banorët, me bashkinë Durrës, AADF dhe Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Trashëgimia nuk shpronësohet. Nuk shembet. Trashëgimia jetohet dhe mbrohet, nga të gjithë!”, shkroi Zhupa në një postim në Facebook.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas sh...

07:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI