Flash

Kush është Adomavicius, portieri 16-vjeçar 2 metra i gjatë: Chivu e donte te Inter

Lapsi.al 16 October 2025
Kush është Adomavicius, portieri 16-vjeçar 2 metra i

Henrikas Adomavicius është shfaqur në Appiano Gentile për t’u stërvitur me skuadrën e parë të Inter të drejtuar nga Christian Chivu. Por kush është ai? Bëhet fjalë për një portier të lindur në vitin 2009, i cili duket se po i kalon etapat me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Me kombësi lituane, Adomavicius është vetëm 16 vjeç dhe konsiderohet një gjigant i vërtetë i portës, duke qenë se është dy metra i gjatë. Me fizik të fuqishëm dhe cilësi tashmë të rëndësishme për moshën e tij, portieri i ri është tashmë nën vëzhgimin e vetë teknikut Chivu, i cili e ka ftuar të stërvitet me skuadrën e parë zikaltër pas dëmtimit të portierit të tretë, Di Gennaro.

Historia e portierit lituanez

Historia e Adomavicius është mjaft e veçantë, pasi portieri ishte marrë vetëm në shkurt 2025, gjatë merkatos dimërore, për të luajtur me ekipin U16. Megjithatë, paraqitjet e tij e çuan që në prill të thirrej me ekipin U18. Si titullar në U18, ai u thirr më pas edhe nga Primavera, duke bërë një tjetër hap përpara, dhe dje pati madje mundësinë të stërvitej nën sytë e teknikut Cristian Chivu dhe stafit të tij.

Është ende herët për të thënë nëse ai do të jetë e ardhmja e Inter. Largimi i Sommer në fund të këtij sezoni duket pothuajse i sigurt dhe Martinez duket gati të marrë vendin e tij. Në këtë kuptim, Adomavicius duket gati të ngjitet edhe më lart, me shpresën për t’u bërë pjesë e treshes së portierëve të skuadrës së parë zikaltër. Ende nuk është e qartë se cili do të jetë plani i Interit për portën, por portieri lituanez përfaqëson tashmë të tashmen dhe të ardhmen e klubit, që i ka dhënë menjëherë një mundësi të madhe këtij lojtari të lindur në vitin 2009.

Kush e zbuloi te zikaltrit?

Benny Carbone e kishte kuptuar menjëherë vlerën e tij te Primavera, duke e marrë në skuadër pa u shqetësuar për moshën. Adomavicius luante përpara në Kauno FM përpara se të merrej nga Interi dhe të sillhej në Itali më pak se një vit më parë. Portieri mbërriti përfundimisht me transferim të plotë, dhe kalimi i tij ishte objekt kontrolli dhe miratimi nga nënkomisioni i FIFA-s që merret me kontratat e lojtarëve të mitur që vijnë nga jashtë. Më pas erdhi miratimi përfundimtar për një histori futbolli që tashmë duket se po shndërrohet në një sukses, të cilin Interi mund ta shfrytëzojë në avantazhin e vet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI