Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kapje me “IMSI Catcher”/ Si u fut në “çark” Aldo Avdyli, i merret ADN për 2 atentate

Lapsi.al 16 October 2025
Kapje me “IMSI Catcher”/ Si u fut në “çark”

Aldo alias Elidon Avdyli, 37-vjeçari Shijakas, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit, u kap gafil në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi.

Ai kishte zgjedhur të vendosej në këtë apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë”, dhe informacionet e policisë kriminale flasin se Avdyli kishte arritur të strehohej në atë zonë me qëllim krijimin e një baze, për të krijuar më pas kushtet e kryerjes së një vrasjeje.

Por në gjurmë të lëvizjeve të tij kishte rënë një agjent policie, për shkak edhe të një gafe taktike që kishte bërë në fillim të muajit tetor 2025 vetë Aldo Avdyli.

Informacionet e klasifikuara të siguruara nga gazetari Elton Qyno flasin se Aldo Avdyli ka kërcënuar në telefon nën/drejtorin e policisë Durrës, shtetasin Bujar Deliallisin. Kërcënimi mësohet të jetë kryer në periudhën kur SPAK kishte nxjerrë urdhër-arrestet dhe policia kriminale ka kryer kontrolle në Shijak dhe disa banesa me qëllim kapjen e Avdylit.

Kujtojmë se kjo ishte masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

Ndërsa masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë. Por, teksa qëndronte i fshehur, ai ka kërcënuar me telefon nën/drejtorin e policisë së Durrësit, çka solli përqëndrimin më të madh të forcave dhe teknikës policore për kapjen e tij.

Për lokalizimin e Aldo Avdylit, policia kriminale ka përdorur paisjen përgjuese “IMSI Catcher”, një makinë elektrike izraelite, e cila është në gjendje të përgjojë dhe lokalizojë dhjetëra numra njëherësh.

Pikërisht përmes kësaj paisjeje arrit të lokalizohet vendodhja e numrit që përdorte Aldo Avdyli dhe mandej pozicioni i tij në mënyrë të saktë.

Njeriu më i kërkuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit u zbulua se ishte pozicionuar në një apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë.

Nga të dhënat e përgjuara përmes paisjes “IMSI Catcher”, policia ka krijuar bindjen se ai ishte vendosur në atë zonë për të realizuar një vrasje të rradhës, por pa ditur se kush mund të ishte objektivi.

Duke ndjekur dhe analizuar fluksin e bisedave të përgjuara, policia e Tiranës ka vendosur të ndërhyjë për arrestimin e tij, duke parandaluar mundësinë e kryerjes së një ngjarjeje tjetër kriminale.

Mëngjesin e tre ditëve më parë, skuadra të shumta operacionale dhe ato të RENEA-s kanë rrethuar zonën, duke futur në çark Aldo Avdylin.

Ky i fundit, edhe pse i armatosur, nuk ka mundur të bëjë asgjë, duke u dorëzuar plotësisht dhe pa asnjë kusht para forcave të policisë.

Me shpejtësi, Aldo Avdyli është transportuar në ambientet e policisë së Tiranës, ku para disa oficerëve të policisë është marrë në pyetje.

Gazetari Qyno ka mësuar se Aldo Avdyli është marrë në pyetje për vrasjen e Bujar Nasufit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 21 janarit 2025 në sy të gruas së tij.

Policia kishte dyshime se Avdyli mund të jetë paguar nga vëllezërit Jurgen dhe Voltan Xhani, por këto dyshime janë hedhur poshtë kur Aldo Avdyli nuk ka pranuar asnjë çast të ketë marrë pjesë në këtë vrasje, duke pohuar shkurt se: “…çfarë di për këtë ngjarje e kam dëgjuar dhe parë në televizor…”.

Ndërsa ngjarja e dytë, për të cilën Avdyli është marrë në pyetje, është vrasja e Iljaz Çalit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 prill 2022 në autostradën Tiranë-Durrës.

Edhe për këtë ngjarje, Avdyli ka mbajtur qëndrim mohues, duke vijuar të thotë: “…çfarë di për këtë ngjarje e kam dëgjuar dhe parë në televizor…”.

Pavarësisht mohimit të dy ngjarjeve, Aldo Avdylit, policia i ka kërkuar të marrë një kampion ADN-je me qëllim verifikimin e profileve të ADN-së së tij me disa ADN-e të gjetura në disa vendngjarje kriminale.

Avdyli nuk ka nguruar dhe ka dhënë profilin e ADN-së. Pas kësaj procedure, 37-vjeçari është nxjerrë nga ambientet e policisë së Tiranës, duke u çuar nën dy masat e sigurisë “arrest me burg” të vendosura nga Gjykata e Posaçme. /Syri.net

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI