Flash

Deputeti i PD- Peleshit: Je më horr se Skënder Gjinushi në '97

Lapsi.al 16 October 2025
Deputeti i PD- Peleshit: Je më horr se Skënder Gjinushi në

Një diskutim me tone të larta është zhvilluar mes deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri dhe kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi.

Strazimiri deklaroi se Niko Peleshi është kryetar parlamenti më “horr” se Skënder Gjinushi.

"Nuk mendoja se do të kishte një kryetar Kuvendi më horr se Skënder Gjinushi në 1997. Mbaje mend do të përgjigjesh", tha Strazimiri.

Peleshi u përgjigj duke deklaruar se ai në 20 vite nuk ka fyer askënd dhe nuk do ta bëjë as tani.

"Nuk ke qenë sipas kornizës etike, tani në fund përdorët një fjalë të papërshtatshme. Sado e ulët të jetë gjuha juaj unë në këtë moshë nuk dal jashtë kodit tim të etikjës. Kam 20 vite në politikë dhe nuk km fyer askënd as familjarët e tij.

Mos e kërkoni tek unë problemin por në 2 metra katrorë, seancën nuk e kam prishur unë, por Gazment Bardhi.

Kam fituar 13 fushata me këtë qëndrim", deklaroi Peleshi

Të këshilluara

Gaz Bardhi: Peleshi, kloun që zbaton urdhra!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, teksa e quajti këtë të fundit si ‘kloun’ që zbaton urdhra...

17:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI