Flash

Aksident i rëndë në aksin Delvinë-Kardhiq, dy të plagosur rëndë

Lapsi.al 16 October 2025
Aksident i rëndë në aksin Delvinë-Kardhiq, dy të

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e së enjtes në aksin Kardhiq–Delvinë, në dalje të tunelit të Skërficës, ku një automjet humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke lënë të plagosur dy persona.

Mjeti tip Mercedes-Benz, me targë AB848UI, drejtuar nga Denis Metaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës anësor.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime për drejtuesin dhe pasagjerin në automjet.

Si pasojë, Metaj ka pësuar plagë në fytyrë nga xhami i thyer, ndërsa pasagjeri, Hati Rakipaj, 21 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, ka marrë një frakturë në këmbë.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, ata pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për vijimin e trajtimit.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool, me testin që doli negativ (0.00 mg/L).

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI