Flash

Afrimiteti me Serbinë/ Akuza të ndërsjellta Balla-Berisha

Lapsi.al 16 October 2025
Afrimiteti me Serbinë/ Akuza të ndërsjellta Balla-Berisha

Përplasje Balla-Berisha në Kuvend. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sjellë një episod gjatë ndeshjes me Serbinë të zhvilluar pak ditë më parë në Leskovac. Në parlament, Balla u shpreh se kur tifozët serbë donin të shanin, thërrisnin “Sali Berisha”.

Po ashtu, Taulant Balla tha se “Sali Berisha është një dhëndër i mirë i Serbisë, sepse i ka shërbyer sa herë ka pasur mundësi”.

Pas akuzave të Ballës, erdhi kundërpërgjigja nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë.

“Do të shtosh minutat e përgjigjes ndaj tij. Gjatë periudhës 98-99 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra, të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Në Likoshan, në 28 shkurt deri në 1 mars, 24 viktima civile, Prekazë; 5-7 mars, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari. Shalë e Bajgorës, 12 viktima civile. Në Abri e Epërme, 26 shtator, 24 viktima civile. Lubeniq, masakra e dytë, 100 viktima civile, mes tyre dhe gra shtatzëna.”, tha ai.

Berisha theksoi se kush shkel mbi sakrificën nuk ka gjak shqiptari.

“Ata që shkelin mbi gjakun e tyre këtij gjenocidit të tmershëmrë, ata nuk janë shqiptarë. Ata janë nivel njëriu primitiv ose kafshës. Por ju të tillë nuk doni ta paraqisni. Këto shifra janë të parlamentit të Kosovës, që ne duhet ta paraqesim këtu. Të mohosh ndërgjegjen e vendit tonë, do të thotë që të jesh një qenie pa ndërgjegje shoqërore dhe kombëtare.

Kjo është jashtë çdo lloj procesi. Por dhe ju keni një familje tuaj që kanë luftuar. Keni njerëzit që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojnë mbi këtë gjak. Po pse e bëni? Sepse kreu juaj është një argat i Vuçiçit. Po dhe çfarë çdo lloj kombësie që ti përkisnit ndaj gjenocidit duhet të qëndrojë. Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe entike e civilëve.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Një tjetër vrαsje trondit Italinë

29-vjeçarja italiane, Pamela Genini, u vrα në shtëpinë e saj në Milano nga një burrë 52-vjeçar, Gianluca Soncin, i cili tani është i shtruar në spital në gjendj...

23:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI