Flash

Vrau familjarët, Arsen Muskurti dënohet me burgim të përjetshëm

Lapsi.al 15 October 2025
Vrau familjarët, Arsen Muskurti dënohet me burgim të

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan e Nora Muskurti, pas konflikteve mes tyre.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:

  1. “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  2. “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “,parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  3. “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet. 

Gjykata e Tiranës vendosi që arma me të cilin kreu vrasjen Arsen Muskurti, t’i kalojë shtetit.

Ndërsa dy celularët e vikimave do t’u kthehen familjarëve të tyre.

“Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre”, thuhet në vendim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI