Flash

Shoqata e të Verbërve në protestë: Komuniteti ynë është përjashtuar nga barazia

Lapsi.al 15 October 2025
Shoqata e të Verbërve në protestë: Komuniteti ynë
Shoqata e të Verbërve ka bërë një protestë ditën e sotme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Sipas shoqatës, prej më shumë se një dekade, komuniteti i të verbërve po përballet me mungesën e mbështetjes institucionale.

“Kjo mungesë ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e shumë personave të verbër nga mundësitë e barabarta për arsimim, punësim dhe një jetë të pavarur”, thuhet në një letrën e kërkesës.

Shoqata kërkon nga qeveria rikthimin e shërbimeve publike për të verbërit, rritja e asistencave si dhe mbështetjen e personave të verbër për tu integruar në tregun e punës me pagë minimale. Jonid Ferhati, president i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, ka ngritur alarmin për mungesën e mbështetjes institucionale ndaj qytetarëve të verbër, sidomos ndaj atyre që janë të papunë. Në fjalën e tij të mbajtur në protestë, ai theksoi se përveç përjashtimit nga skemat sociale familjare, mungojnë plotësisht edhe shërbimet që do t'u mundësonin të verbërve një jetë të pavarur dhe me dinjitet. "Fatkeqësisht, thuajse çdo qytetar i verbër që nuk është i punësuar nuk përfiton nga skema e asistencave sociale për nevojat familjare të tij. Po ashtu, një problem tjetër janë shërbimet për të jetuar një jetë me dinjitet në mënyrë të pavarur. Fatkeqësisht që nga viti 2014 do duhej që shërbimet të merrnin një tjetër stendat, një standard evropian pasi atë vit përfundoi së ndërtuari qendra kombëtare e rehabilitimit të të verbërve e cila është më e madhja në rajon, por fatkeqësisht si për ironi të fatit, atë vit shërbimet që ishin ngritur me aq mund e sakrificë u ndërprenë," tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI