Flash

Rritje martesash në Kosovë, por tkurrja e popullsisë në nivele alarmante

Lapsi.al 15 October 2025
Rritje martesash në Kosovë, por tkurrja e popullsisë në

Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të martesave gjatë muajit gusht dhe një rënie të dukshme të divorceve. Po ashtu edhe numri i lindjeve ka shënuar rënie.

Numri i martesave në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa ai i divorceve ka pësuar rënie të dukshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht janë regjistruar 1,972 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 59.5 për qind krahasuar me muajin korrik, kur ishin regjistruar 1,236 martesa.

Ndërkohë, numri i shkurorëzimeve ka rënë për 45.2 për qind. Në gusht janë regjistruar 97 raste divorce, për dallim nga 177 raste sa ishin në korrik.

Të dhënat e publikuara tregojnë edhe lëvizje në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.

Në gusht janë regjistruar 2,516 lindje, që është një rënie prej 6.4 për qind krahasuar me muajin paraprak. Nga këto lindje, 1,284 ishin meshkuj dhe 1,232 femra.

Në anën tjetër, numri i vdekjeve është rritur. Gjatë gushtit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me korrikun, kur ishin regjistruar 876 raste. Prej tyre, 515 ishin meshkuj dhe 399 femra.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind.

Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global, një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.

Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve. /Monitor

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI