Flash

Rama bën disa ndryshime në qeveri (Emrat)

Lapsi.al 15 October 2025
Rama bën disa ndryshime në qeveri (Emrat)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në detyrë të Vilma Premtit si zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, në detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë është emëruar Elona Hoxha, ndërsa Besjan Kadiu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Fatmir Guriemërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë, është liruar nga detyra e Silda Çepe, e cila mbante detyrën si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ana Kapaj, e cila mbante detyrën si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, dhe Klajd Karameta, i cili ishte zëvendësministër i Drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI