Flash

Përleshje midis forcave talibane dhe pakistaneze, ta paktën 10 civilë humbin jetën

Lapsi.al 15 October 2025
Përleshje midis forcave talibane dhe pakistaneze, ta paktën 10
Përleshje të reja mes forcave të Pakistanit dhe Afganistanit shpërthyen ditën e djeshme, në një zonë të largët kufitare në veri-perëndim, ndërsa mediat shtetërore pakistaneze akuzuan forcat talibane hapën “zjarr të paprovokuar”, i cili u kundërpërgjigj nga forcat pakistaneze.

Sipas një deklarate të një zëdhënësi të Talibanëve afganë, më shumë se 10 civilë janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve.

Përplasjet ndodhën gjatë natës në rajonin afgan të Spin Boldak, ku u raportua përdorimi i mortajave, tha për AFP Ali Mohammad Haqmal, zëdhënës i sektorit të inteligjencës së qytetit, duke shtuar se 15 civilë humbën jetën.

Ky bilanc u konfirmua për AFP nga Abdul Jan Barak, një zyrtar në spitalin e zonës Spin Boldak, i cili bëri të ditur se më shumë se 80 gra dhe fëmijë janë plagosur.

Zëdhënësi i qeverisë së Talibanëve, Zabihullah Mujahid, akuzoi forcat pakistaneze se “edhe një herë” kanë kryer sulme në territorin afgan, duke përdorur armë të lehta dhe të rënda në zonën e Spin Boldak.

Sipas tij, 12 civilë janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur.

Ky përshkallëzim i tensioneve midis dy vendeve të Azisë Jugore, dikur aleate, ka shpërthyer pas kërkesave të Islamabadit që qeveria talibane të marrë masa kundër militantëve që po shtojnë sulmet brenda Pakistanit, duke pretenduar se ata veprojnë nga strehimore në territorin afgan.

Talibanët mohojnë praninë e militantëve pakistanezë në Afganistan.

Përleshjet nisën për herë të parë të shtunën në mbrëmje, kur Kabuli nisi një operacion në të paktën pesë provinca përgjatë kufirit. Qeveria talibane sqaroi se sulmet ndaj forcave pakistaneze ishin “hakmarrje për shkeljet e përsëritura dhe sulmet ajrore të ushtrisë pakistaneze në territorin afgan”, pas shpërthimeve në Kabul.

Islamabadi premtoi një “përgjigje të fuqishme” të dielën dhe u raportuan dhjetëra viktima nga të dyja palët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI