Flash

Netanyahu-Hamasit: Nëse nuk pranoni të çarmatoseni, do të shpërthejë ferri

Lapsi.al 15 October 2025
Netanyahu-Hamasit: Nëse nuk pranoni të çarmatoseni, do të

Një ditë pas vizitës së Presidentit Donald Trump në Tel Aviv dhe shpalljes së fazës së parë të planit të tij të paqes për Gazën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar pasoja të rënda për Hamasin nëse nuk pranon çarmatosjen. Netanyahu tha se kushtet e Presidentit Trump janë shumë të qarta, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe shpërthen ferri.

“Ne ramë dakord t’i japim paqes një shans”, tha Netanyahu të martën, një ditë pasi Trump bëri një vizitë të shkurtër në Tel Aviv për të shënuar fazën e parë të planit të tij të paqes prej 20 pikash për Gazën, duke deklaruar se “lufta ka mbaruar”.

Tani që pengjet e gjalla janë kthyer, Netanyahu tha se demilitarizimi dhe çarmatimi duhet të vijnë më pas.

“Së pari, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët”, tha Netanyahu në një intervistë ekskluzive në Tel Aviv për CBS NEWS.

“Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gaza. Ky është demilitarizim”, tha Netanyahu.

Hamasi ka refuzuar dorëzimin e armëve. Ndërsa Trump paralajmëroi të martën se nëse Hamasi nuk çarmatoset, “SHBA do ta çarmatosë atë”.

Më 13 tetor, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, Hamasi liroi 20 pengje izraelitë të gjallë, ndërsa Izraeli reagoi me lirimin e rreth 2.000 palestinezëve nga burgjet e tij. Po atë ditë, autoritetet izraelite morën edhe katër trupat e pajetë të pengjeve të vrarë.

Ky shkëmbim është pjesë e fazës së parë të planit 20-pikësh për paqe të shpallur nga Presidenti Trump për Gazën. Më 14 tetor, ai bëri të ditur se ka nisur zbatimi i fazës së dytë, e cila përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit, një kërkesë që deri më tani është hedhur poshtë nga grupi.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe rrëmbyer 251 të tjerë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë masive ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri tani mbi 67.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa enklava mbetet e shkatërruar në masë të madhe. Popullsia prej 2 milionë banorësh përballet me mungesë të thellë ushqimi, uji dhe ilaçesh.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës der...

07:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI