Flash

Moment pas momenti/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

Lapsi.al 15 October 2025
Moment pas momenti/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse për vrasjen

“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”.

Kjo është dëshmia tronditëse e sekretares së Apelit, e cila iu rrëfeu hetuesve momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit.

Sekretarja shpjegoi se tentoi t’i jepte ndihmë gjyqtarit duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi.

Autori i dyshuar i vrasjes Elvis Shkambi pretendonin se në momentin që qëlloi gjyqtarin ndjeu urrejtje të madhe për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tyre.

Pasi e vrau gjyqtarin Kalaja, 30-vjecari Elvis Shkambi la qetësisht sallën e gjyqit dhe teksa dilte në oborrin e gjykatës së Apelit i dorëzoi pistoletën nëpunësit gjyqësor Bledar Panariti. Në dëshminë e tij para hetuesve, Panariti tregon momentet kur u përball vrasësin e gjykatësit.

“Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.

Dëshmitari shpjegoi se forcat Shqiponja tentuan ta arrestonin, drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. “Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin.

Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”, tregon më tej ai.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u trajtua mbrëmjen e së martës në emisionin “Në shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lala, ku u hodh dritë mbi të gjithë dinamikën e krimit që tronditi themelet e drejtësisë shqiptare.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI