Flash

Emiratet Arabe e Katari përfundon me çmenduri: përleshje mes tifozëve e lojtarëve

Lapsi.al 15 October 2025
Emiratet Arabe e Katari përfundon me çmenduri: përleshje mes
Katari u kualifikua për Botërorin e ardhshëm 2026 falë fitores në shtëpi 2-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në Grupin A të kualifikimeve aziatike. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e dytë në Kupën e Botës pas organizimit të kompeticionit në 2022. Boualem Khoukhi dhe Pedro Miguel shënuan golat për Katarin, ndërsa Sultan Adil ngushtoi disavantazhin për Emiratet në minutat shtesë. Ajo që ndodhi në fund të ndeshjes, megjithatë, është e pabesueshme. E gjithë situata nisi nga gëzimi që tifozët e Emirateve e konsideruan provokativ pas golit të Katarit. Në videot e ndryshme të publikuara në rrjetet sociale, shihen disa lojtarë duke festuar përballë ekipit mysafir, duke shkaktuar një përplasje të zjarrtë në fushë mes tifozëve që kishin hyrë në fushë në përpjekje për t’u bërë drejtësi. Në disa imazhe shihen edhe disa lojtarë që përplasen me të njëjtët tifozë, por ndërhyrja e forcave të rendit shmangu të keqen. Tensioni ishte maksimal edhe kur një nga lojtarët e Katarit i fton tifozët e tij të hedhin objekte në fushë në përpjekje për të humbur kohë.

Lexo më tej: Lopetegui rrëzohet i goditur me top nga lojtari i tij: “Prapë do e marr në Botëror”

Në fushë fluturoi gjithçka. Disa lojtarë të Katarit u goditën madje edhe nga sandale të hedhura mbi terren. Në sinjalin e fundit të gjyqtarit, edhe hyrja në dhomat e zhveshjes e Kombëtares së Katarit ishte e tensionuar për shkak të përpjekjes për pushtim nga disa tifozë, të cilët pjesërisht arritën të arrinin në fushë, por pa sukses. Në kaosin e përgjithshëm, një nga trajnerët e Katarit u godit në shpinë nga një objekt, përfshirë edhe dy persona që mbanin jelekë të gjelbër të fotografëve të akredituar zyrtarisht. Humbja e kontrollit u përhap edhe në zona të tjera të stadiumit. Pas rifillimit të lojës, u hodhën objekte edhe nga sektoret e tifozëve të Katarit, duke përfshirë shishe plastike dhe të tjera. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ende një mundësi për t’u kualifikuar në playoff për Botëror, por gjithçka do të varet nga dy ndeshjet në shtëpi dhe jashtë ndaj Irakut. Pengesa, megjithatë, mund të jetë edhe dënimi që do t’i jepet Federatës pas këtyre përleshjeve dhe frika për humbje pikësh në renditje është e madhe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI