Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë

Lapsi.al 15 October 2025
Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës

Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë pyje e kullota. Mbi 130 vatra zjarresh lanë pas dhjetëra banesa të shkatërruara plotësisht, të tjera të dëmtuara, krerë bagëtish të djegur dhe hektarë të tërë pemtarie të shkrumbuar. Zonat më të prekura ishin Gramshi dhe Delvina, ku dëmet prekën më rëndë komunitetet rurale.

Më 14 gusht 2025, kryeministri Edi Rama, premtoi se të gjithë do të dëmshpërbleheshin për shtëpitë dhe bagëtitë e humbura. Sipas shifrave paraprake, 207 banesa u dëmtuan, prej të cilave 40 u shkatërruan plotësisht.

 “Askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pa e pasur në krah shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë ashtu si dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur”, premtoi Rama.

Dy muaj më vonë, më 4 tetor 2025, Rama përsëriti angazhimin e tij, duke e cilësuar si një detyrim moral dhe ligjor procesin e kompensimit.

“Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata të cilët kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kryeministri.

Por ndryshe nga deklaratat e kryeministrit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari ende nuk është përmbyllur. Agjencia që koordinon procesin ndërmjet strukturave qendrore dhe vendore thotë se inventarizimi është në fazën përfundimtare.

“Të dhënat përfundimtare do të publikohen pas verifikimit dhe miratimit nga strukturat përgjegjëse, për të siguruar saktësi dhe transparencë”, pohoi Agjencia për mbrojtjen civile për Faktoje.al.

Vonesat, sipas Agjencisë, lidhen me verifikimet në terren dhe harmonizimin e të dhënave mes institucioneve qendrore dhe vendore, me synim garantimin e trajtimeve të drejta e ligjore për çdo rast.

Afatet për fillimin e pagesave do të publikohen pas miratimit të listave dhe alokimit të fondeve nga buxheti i shtetit, ndërsa kompensimi do të bëhet sipas shkallës së dëmit për çdo banesë, bagëti apo dëme materiale të tjera.

Banorët e prekur nga zjarret janë detyruar të gjejnë zgjidhje vetë. Lulëzim Doku, nga fshati Harunas njësia Skëndërbegas në Gramsh, humbi shtëpinë nga zjarri i fuqishëm i gushtit.

“Kanë sjell kontenierë dhe disa mobilie, por nuk jetohet atje se kemi dy fëmijë të vegjël” – tregon Lulëzimi.

Prej dy muajsh ai është zhvendosur në qytetin e Gramshit dhe paguan 15 mijë lekë qira për banesën ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Kanë ardhur të na bëjnë vlerësimet, matjet…tani presim”, tregon ai. 

Ekspertët e pushtetit vendor shprehen se vonesat në procesin e dëmshpërblimit po i lënë familjet e prekura të përballen vetë me pasojat.

“Premtimet politike për rindërtim dhe kompensim nuk kanë gjetur ende mbështetje në zbatimin konkret të ligjit 45/2019, duke e lënë barrën tek familjet e prekura që vijojnë të presin raportet dhe fondet përkatëse”, thotë Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Ai shton se duke pasur parasysh numrin e kufizuar të banorëve dhe përmasat e dëmit, verifikimet mund të ishin mbyllur brenda pak javësh.

“Mosfunksionimi në kohë i mekanizmit ligjor të kompensimit ngre dyshime për mungesë koordinimi ndërinstitucional dhe neglizhencë administrative”, argumenton Haxhimali.

Sipas të dhënave të Censit 2023, zonat më të prekura nga zjarret, Gramshi dhe Delvina, kanë popullsi të ulët, çka nënkupton një proces më të lehtë verifikimi dhe menaxhimi të dëmeve. Bashkia Gramsh numëron 16,533 banorë, prej të cilëve vetëm 667 jetojnë në njësinë Skënderbegas, një nga zonat më të dëmtuara. Bashkia Delvinë ka 6,166 banorë, ku shumica banojnë në qytet (4,952).

Nisur nga informacioni i mbledhur dhe verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘tanimë është inventari i plotë i dëmeve nga zjarret’ e kategorizojmë të pavërtetë./ Faktoje.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI