Flash

Bardhi: PD asnjë dakordësi për reformën zgjedhore

Lapsi.al 15 October 2025
Bardhi: PD asnjë dakordësi për reformën zgjedhore

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se PD-ja s'ka asnjë dakordësi për reformën zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi është shprehur se do të presin raportin e OSBE/ODHIR-it për 11 majin, i cili del pas disa ditësh.

"Dua të sqaroj që nuk ka pasur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i PD mbi dy projektvendimet të propozuar nga grupi parlamentar i PS. Për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe administrative territoriale.

Në vijim të qëndrimit që grupit parlamentar të PD ka miratuar në mbledhjen e datës 8 tetor kemi paraqitur tre shqetësime kërkesa në raport me dy projektet vendimet. E para të barazisë reale të opozitës dhe pozitës dhe konsesusit në këto vendimmarrje. Së dyti ftesën dhe angazhimin respektivisht të ekspertëve të OSBE/ODHIR në të dyja komisionin e Venecias. Dhe së treti që për fillimin e punës për reformën zgjedhore duhet të pritet edhe raporti i fundit i OSBE/ ODHIR që pritet të bëhet publike për pak ditë,” tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI