Flash

Begaj, nuk është për t'u hequr, por për t'u përqeshur

Lapsi.al 15 October 2025
Begaj, nuk është për t'u hequr, por për t'u

Ndonëse historia e republikës sonë nuk ka asnjë precedent të shkarkimit të një presidenti, nga opozita më e vogël në numra që ka ekzistuar ndonjëherë ka nisur sot një procedurë për ta bërë këtë kundër Bajram Begajt, me pretendimin se ai ka shkelur kushtetutën. Le ta themi që në fillim: ky hap nuk ka asnjë shans për sukses. PD nuk i ka as votat, as garancinë e institucioneve "të pavarura" për t'ia dalë mbanë.

Por paradoksi i fillimit të një nisme për të cilën e ke të sigurtë dështimin, ka gjithsesi një shpjegim. Më tepër sesa për ta spastruar ajo duket sikur tenton për ta diskredituar, kryetarin më kukull që shteti shqiptar ka pasur gjatë ketyre dekadave. Kjo vërehet qartë në dokumentin që kanë paraqitur deputetët e opozitës. 

Kërkesa për shkarkimin e Begajt/ 7 shkeljet që denoncon PD

Duke hequr mënjanë disa pika që nxjerin në dritë një president banal, si ato për dekretimin e Diellës apo ato për konflikt interesi financiar, mjafton të ndalemi tek dy çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin e ditëve të fundit.

Bajram Begaj shkeli hapur kushtetutën duke shpallur një datë zgjedhjesh të parakohshme për Tiranën, ndonëse ligji themeltar i shtetit e kishte të shkruar, e zeza mbi të bardhë, se kur i prekuri, në këtë rast Erion Veliaj, bën ankimim, procesi ngrin automatikisht (e plotë tek linku poshtë).

Tirana në votime më 9 nëntor / Pirueta e Begajt shuan shpresat e Veliajt

Në fakt, kështu ndodhi dhe dekreti i tij u hodh në koshin e plehrave. Përunjësia e tij, për t'u zhgërryer përballë pushtetit të Edi Ramës, jo për faktin nëse duheshnin shpallur apo jo zgjedhje, por thjeshtë për t'i realizuar ato fiks kur donte kryeministri, la mbi imazhin e tij një njollë të pashlyeshme. Bajram Begaj u shndërrua vetë në një interpretues të ligjit, predikoi se çështja i përkiste gjykatës administrative duke e shpërfillur kështu atë kushtetuese.

Por interesantja nuk qëndron në këtë pikë. Ajo gjendet në argumentin e dytë që kanë evidentuar deputetët opozitarë. Nëse për rastin Veliaj, kreu i shtetit e injoroi Gjykatën Kushtetuese, kur erdhi puna për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të një anëtareje të saj, ai vendosi t'i drejtohet asaj, i pambështetur në asnjë ligj. Ai prodhoi një dokument ku kërkohej interpretimi për të larguar nga gjykata Sonila Bejten, gjë që do të shqyrtohet këtë të enjte. Ndonëse alibia e gjetur, gjoja për të interpretuar mekanizmin e ripërtëritjes së kësaj gjykate është quajtur e pakuptimtë nga Komisioni Venecias, madje është parë si shqetësim për pasigurinë ligjore ku i ka futur gjykatësit kushtetues nga Raport Progresi i Bashkimit Evropian, dëmi tashmë është bërë dhe procesi ka filluar (e plotë tek linku poshtë). 

Puç në majën e drejtësisë/ Ç’po ndodh në kushtetuese?

Të dyja këto ngjarje që gjenden në krye të listës me shkelje të hartuar nga opozita, nuk i bashkon vetëm lehtësia me të cilën Bajram Begaj e shmang Gjykatën Kushtetuese atëherë kur ligji e detyron t'i referohet asaj dhe e vë atë në punë, atëherë kur s’ia kërkon askush, pa përfillur një dekret të paraardhësit të tij. Me shumë se raporti që ka presidenti me ligjin këto dy episode flasin për karakterin e tij prej lakeu tipik.

Në rastin e parë, ai nuk kishte në dorë kyçin për t'i zhvilluar apo për të mos i bërë zgjedhjet në Tiranë. Ato s'do të shmageshin gjithsesi. Atij iu këkua të shkelte mbi veten dhe kushtetutën thjesht për një datë. Për asgjë më tepër se plotësimin e një teke kalendari. Edhe në rastin e ndërprerjes së mandatit të një gjykatësi kushtetues, roli i tij s’ka ndonjë peshë kushedi se çfarë. Kjo gjykatë në të gjitha vendimet e saj të mëdha i ka shërbyer qeverisë. Loja për të mos pasur nëpër këmbë ndokënd që voton në pakicë është thjeshtë një lëvizje meskine e njerëzve që duan të rrisin peshën dhe të ruajnë influencat e tyre brenda një sistemi që në fund punon për Edi Ramën. Pra, duke u përfshirë në këto kulisa, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që t'i japësh, Bajram Begaj bëri thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjesht si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh. 

Të gjitha rastet kur presidenti Begaj është sjellë si shërbëtor i Ramës

Po, po, kaq meskin dhe banal e nxjerrin kreun e shtetit këto episode. Si një njeri që kur të ikë, historia do ta kujtojë më shumë për batutat me sheqerin dhe rolin e lypsarit para Erdoganit, sesa si garant të unitetit të kombit dhe kushtetutës. Prandaj dhe procedura që ka nisur opozita e ka një vlerë, sepse qoftë edhe duke mos qenë në gjendje ta shkarkojë, ajo ka në dorë ta qesharakëzojë.

©Lapsi.al   

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese ngrihet dhe Presidenca bie

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet vendore në Tiranë është një lajm i mirë për demokracinë dhe shtetin shqiptar. Ajo tregon se jo të gjit...

10:30

Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

Dy ngjarje të ditëve të fundit, në pamje të parë krejt pa lidhje me njëra tjetrën, i kanë ringjallur Edi Ramës një fantazamë, që e ndjek si hije nga pas: miqësi...

17:24

Holokausti i Gazës

Kur mendojmë për holokaustin e para gjë që na vjen ndër mend janë kampet e përqëndrimit, dhomat e gazit dhe oxhakët që nxirrnin tymin e zi të furrave ku nazistë...

13:48

Një president lolo

Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një she...

19:29

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja...

13:35

Ç'tregon loja e Ramës me arushën Silva

Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partisë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave br...

19:08

Diella, ministri ideal i Edi Ramës 

Ka një transparencë të thellë politike nga ana e kryeministrit Rama në insistimin e tij për ta emëruar Diellën si ministre. Me emërimin e saj kryeministri na tr...

16:32

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI