Flash

Trump: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën nis tani

Lapsi.al 14 October 2025
Trump: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën nis tani

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 14 tetor se faza e dytë e marrëveshjes për paqe në Gazë nis tani. Përmes një postimi në Truth Social, Trump i bëri thirrje Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të lirojë trupat e mbetur të pengjeve të vrarë, duke thënë se ky hap është i nevojshëm për të lëvizur në fazën e dytë.

“Një barrë e madhe është hequr, por PUNA NUK KA PËRFUNDUAR. TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ ËSHTË PREMTUAR. Faza e dytë nis TANI”, shkroi Trump, një ditë pasi qëndroi në Izrael dhe Egjipt për të festuar marrëveshjen për përfundimin e luftës.

Një ditë më parë, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla, teksa Izraeli në këmbim liroi afër 2.000 palestinezë që ishin në burgjet izraelite. Hamasi po ashtu ka dorëzuar te Kryqi i Kuq mbetjet mortore të disa pengjeve të vdekura. Kjo organizatë më pas ia ka dorëzuar trupat Izraelit.

Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar një plan prej 20 pikash të prezantuar nga Trumpi. Faza e parë e planit parasheh lirimin e pengjeve, armëpushimin në Gazë - i cili ka nisur të zbatohet. Plani po ashtu parasheh çarmatosjen e Hamasit, kërkesë e parashtruar edhe më herët nga Izraeli, por që nuk ishte pranuar nga Hamasi.

Gjatë qëndrimit në Izrael më 13 tetor, Trump tha se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re. Më pas ai shkoi në Egjipt, në një samit ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë. Gjatë samitit, ai dhe udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë nënshkruan planin për paqe në Gazë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI