Flash

Tragjedia me viktima në Itali/ Hapën 6 bombola në vilën dykatëshe, banesa u shemb

Lapsi.al 14 October 2025
Tragjedia me viktima në Itali/ Hapën 6 bombola në vilën

Detaje të reja dalin nga ngjarja shokuese në Itali, ku 3 karabinierë humbën jetën dhe 16 ushtarë e oficerë policie u plagosën pas shpërthimit që ndodhi në një banesë në Castel D’Azzano, provincën e Veronës. Sipas Corriere, policia kishte shkuar për të evakuar shtëpinë, ku ndodheshin tre familjarët (2 vëllezërit dhe motra e tyre), kur ndodhi shpërthimi.

E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb, duke zënë në rrënoja ushtarët dhe oficerët e policisë, ndërsa 3 karabinierët nuk mundën të mbijetojnë. Raportohet se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz dhe shpërthimi u shkaktua kur u hap dera e përparme, sipas burimeve pranë hetuesve për Corriere.

Dino dhe Maria Luisa Ramponi (vëlla e motër që mbetën të plagosur), u arrestuan nga policia në vendngjarje. Ndërsa vëllai i tyre, Franco, fillimisht kishte arritur të arratisej, por u arrestua në mëngjes.

“Një tragjedi e pabesueshme”, komentoi kryeprokurori i Veronës, Raffaele Tito, i cili mbërriti në vendngjarje: Karabinierët dhe policia u përpoqën të vepronin me siguri maksimale dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Por rezultati ishte i papritur dhe shumë i dhimbshëm.

Prokurori sqaroi gjithashtu se dy vëllezërit dhe motra e tyre u arrestuan për vrasje me paramendim: U gjendëm përballë një skene apokaliptike.

Kjo nuk është hera e parë që, për të parandaluar dëbimin nga banesa e tyre, tre të arrestuarit kanë mbushur dhomat e shtëpisë me gaz. Që në tetor 2024, saktësisht një vit më parë, ata e kishin mbushur shtëpinë me gaz. Në atë rast, dëbimi u shty, dhomat u ajrosën dhe gjithçka u zgjidh pa incidente. Një vit më parë, një prej tyre u lye me benzinë ​​dhe kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. Në shtëpi kishte të paktën pesë ose gjashtë bombola gazi dhe duket se shpërthimi ndodhi në katin e parë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09