Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Sylvinho, 7 ndryshime ndaj Jordanisë: tekniku brazilian e nis me Dakun, jashtë Broja

Lapsi.al 14 October 2025
Sylvinho, 7 ndryshime ndaj Jordanisë: tekniku brazilian e nis me Dakun,
Tekniku Sylvinho ka ndryshuar 7 nga 11 titullarët që dolën triumfues në Leskovas kundër Serbisë. Braziliani kërkon të shohë edhe lojtarët që kanë patur më pak minuta me kombëtaren, por duke ruajtur boshtin, gjë që i lejon edhe një vlerësim më të mirë të tyre. Ndryshime të lajmëruara dhe të aplikuara në formacionin e kuqezinjve, në miqësoren kundër Jordanisë nga tekniku i kombëtares. Sylvinho ka dashur ti japë mundësi lojtarëve me më pak minuta në kombëtare, por duke ruajtur boshtin në kërkim të fitores, kundër një skuadre të kualifikuar tashmë në Botëror. Shtatë ndryshime në krahasim me formacionin që zbriti në fushë kundër Serbisë tre ditë më parë, duke filluar nga porta.

Lexo më tej: Sylvinho mesazhi nga Mancini dhe efekti i fitores me Serbinë: “Ndihem shqiptar”

Kuadratin kuqezi do ta mbrojë Dajsinani, ndërsa përpara tij një katërshe e rinovuar difensive, ku krahas kapitenit Gjimshiti e Mitajt, të rikonfirmuar, do të luajnë Balliu në të djathtë e Mihaj në qendër. Mesfusha ka sërish Asllanin e Shehun, por treshja që do të asistojë qendërsulmuesin e vetëm është krejtësisht e re. Rikthehet në formacion Asani, Bajrami e Hoxha, ndërsa sulmues i vetëm është Daku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI