Flash

Shqipëria dërrmon me poker Jordaninë: Më në fund Broja, Hysaj rekord, Hoxha supergol

Lapsi.al 14 October 2025
Shqipëria dërrmon me poker Jordaninë: Më në fund Broja,

Triumf ekzaltues i Shqipërisë, që shkatërron 4-2 me përmbysje Jordaninë, në miqësoren e zhvilluar në Air Albania. Skuadra e teknikut Sylvinho dominon fushën, sidomos në pjesën e dytë, duke marrë suksesin e dytë radhazi në tre ditë, pas asaj historike në Leskovac kundër Serbisë. Në gol Broja, që nuk shënonte prej një viti me kuqezinjtë, Bajrami e Hoxha me një supergol.

Shtatë vjet nga miqësorja e kaluar e mbyllur 0-0, Jordania gjen një tjetër Shqipëri përballë, të drejtuar tashmë nga Sylvinho e jo nga Panucci. Shtatë zëvendësimet në formacion në krahasim me ndeshjen në Serbi duket se e kishin ashpërsuar disi mekanizmin funksionues të kuqezinjve që pësuan golin e Al-Rashdan në minutën e 27’ dhe pastaj barazuan po me autogolin e të besuarve të Sellami në minutën e 40’. Pikërisht devijimi në portën e tij nga Abualnadi solli kthesën e madhe në ndeshje.

Lexo më tej: Sylvinho pas fitores historike: E paprecedentë për Shqipërinë, natë e paharrueshme

Sylvinho bëri lëvizjet e tij duke i dhënë debutimin Klisman Cake e Nazmi Gripshit, por ishte Broja për Dakun lëvizja më efektive. Sulmuesi i Burnley mposhti Yazeed Abu Laila në minutën e 65’, pas një asisti të Asllanit, duke e kaluar topin mbi portierin e pastaj duke e depozituar në rrjetë. Goli i 6 me fanellën e kombëtares për shkodranin Broja, që duket se po rigjen ngadalë formën e tij. I tij edhe asisti për Bajramin në minutën e 79’ për trisin kuqezi. Golin më të bukur të mbrëmjes megjithatë e kishte rezervuar Hoxha: driblim dhe një silurë nga jashtë zonës që shkundi rrjetën, duke e bërë fare të padhimbshëm golin e Olwan në shtesë.

Hysaj rekord, debutim pozitiv për Caken e Gripshin

Në minutën e 77’ Elseid Hysaj merr vendin e Ivan Balliut dhe vendos rekordin e ri. Mbrojtësi shkodran bëhet lojtari me më shumë prezenca (94), duke kaluar kapitenin Lorik Cana (93). Shiriti i kapitenit kaloi menjëherë në krahun e Hysajt në shenjë vlerësimi për këtë arritje të rëndësishme.

Pozitiv debutimi me fanellën kuqezi të Klisman Cakes e Nazmi Gripshit. Mbrojtësi i Shkëndijës tregoi personalitet në fushë, në momentin që u thirr në cështje, ashtu si edhe anësori i Astana. Dribilime të mira e teknikë të rafinuar nga 28 vjecari që në Kazakistan ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje.

Dajsinani mund të kishte mbyllur një ndeshje perfekte, nëse sdo të kishte pësuar golin e dytë të jordanezëve, me Owlan që e mposhti në shtyllën e parë. Sidoqoftë, portieri i Egnatias ka kryer një ndërhyrje vendimtare me rezultatin 0-0 kur Al-Naimat u shfaq i vetëm përballë tij.

GOLAT E MBRËMJES

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68ee88f21ce64.mp4"][/video]

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68ee8be57891c.mp4"][/video]

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68ee95d8ae8a0.mp4"][/video]

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68ee986a830c6.mp4"][/video]

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68ee995cdcfd9.mp4"][/video]

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/68ee9bbd82bb6.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI