Flash

Presidenti i Madagaskarit shpërndan Parlamentin, tenton të shmangë shkarkimin

Lapsi.al 14 October 2025
Presidenti i Madagaskarit shpërndan Parlamentin, tenton të

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare, dhomën e ulët të parlamentit.

Ky vendim erdhi pasi opozita tha se do të niste procedurat e shkarkimit kundër tij në Parlament për “braktisje të postit”.

Rajoelina kishte thënë më parë në një transmetim të drejtpërdrejtë drejtuar kombit në Facebook se ishte detyruar të strehohej në një “vend të sigurt” pas një atentati ndaj jetës së tij, pas javësh protestash që kërkonin që ai të jepte dorëheqjen.

Një njësi e fuqishme ushtarake i ka mbështetur protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se udhëheqësi i opozitës në Parlament ka thënë se dekreti i Presidentit nuk është “ligjërisht i vlefshëm”.

“Ky dekret nuk është ligjërisht i vlefshëm… presidenti i asamblesë kombëtare thotë se nuk është konsultuar”, citohet të ketë thënë Siteny Randrianasoloniaiko.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI