Flash

PD: Shqipërisë i duhen 98 bashki

Lapsi.al 14 October 2025
PD: Shqipërisë i duhen 98 bashki

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretar për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, ka deklaruar se Reforma Administrative dhe Territoriale e vitit 2014 ka dështuar në përmbushjen e objektivave të saj, duke sjellë vetëm efekte zgjedhore dhe jo përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

Kaso bëri publik propozimin e opozitës për një ndarje të re territoriale, e cila parashikon krijimin e 98 njësive të qeverisjes vendore.

“Ne jemi të mendimit që ato që paralajmëruam në 2014 tashmë kanë ndodhur. Reforma u bë vetëm për qëllime zgjedhore dhe elektoral, dhe dha vetëm efekt elektoral. Asnjë nga objektivat e saj nuk u realizua. Ndaj themi që ta kthejmë reformën atje ku u nis, duke pasur ato qëllime.Ne jemi për një projekt që e kemi çuar prej tre vitesh, të konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe që parashikon ndarjen e Shqipërisë me 98 njësi të qeverisjes vendore,” u shpreh Kaso per RTSH.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI