Flash

Ndërron jetë Arjan Kraja, heroi që shpëtoi jetën e dy fëmijëve në Velipojë

Lapsi.al 14 October 2025
Ndërron jetë Arjan Kraja, heroi që shpëtoi jetën e dy

Arjan Kraja, heroi që shpëtoi jetën e dy fëmijëve në plazhin e Velipojës që rrezikonin të mbyteshin, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ai ndodhej në gjendje kome prej 3 muajsh, si pasojë e ishemisë së shkaktuar pasi shpëtoi dy fëmijët, por nuk ia doli dot të jetonte.

Arjan Kraja ishte punonjës i OSSH, me këta të fundit që kanë dhënë lajmin e hidhur dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së tij.

“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes #OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI