Flash

Lamallari: Çështjet e terrorizimit, krimi kibernetik kërkon vëmendje

Lapsi.al 14 October 2025
Lamallari: Çështjet e terrorizimit, krimi kibernetik kërkon

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka folur për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij në komisionin e Ligjeve, Lamallari ka deklaruar se çështjet e terrorizimit apo armëve janë problematika që nuk i ka vetëm vendi ynë. Ndërkohë që ka theksuar se gjatë kohës, kanë identifikuar dhe tendenca të ndryshme kriminale, siç është krimi kibernetik, që kërkon vëmendje parësore.

“Vlera e pasurive të konfiskuara përkon me 60% më shumë se një vit më parë. Kemi dhe të pandehur më shumë për çështje korrupsioni. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është me rëndësi të veçantë, jo vetëm për statusin ku ndodhet Shqipëria, por dhe për dimensionin e sigurisë. Tendencat kriminale rrezikojnë jo vetëm Shqipërinë, por dhe më gjerë. Çështjet e terrorizimit, apo dhe çështjet e armëve, janë problematika jo vetëm të Shqipërisë. Ne jemi angazhuar ndaj Komisionit Europian për të plotësuar dhe kapitullin 23, për ta bërë të prekshme angazhimin tonë për përmbylljen e piketave të ndërmjetme deri në 2025.

Krahas punës që po bëhet me kodin penal, po vijon puna dhe për kodi e ri Penal, që do të vijojë dhe gjatë vitit 2026. Kemi rreth 25 tryeza të planifikuara që po ndodhin dhe do të ndodhin. Takime me shoqëri civile apo me biznese. Kodi ekzistues penal u miratua në 1995 dhe ka kaluar shumë vite që atëherë. Përgjatë kësaj kohe kemi identifikuar probleme por dhe tendenca të ndryshime kriminale, siç është krimi kibernetik. Është e domosdoshme që të reflektojmë këto ndryshime dhe t’i ofrojmë mundësi këtyre ndryshimeve. Kodi i Procedurës Penale duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve,” tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI