Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Iličić e tradhtia e supozuar: “Si mund të mendohet se do gjeja gruan me një tjetër?”

Lapsi.al 14 October 2025
Iličić e tradhtia e supozuar: “Si mund të mendohet se do gjeja

Në moshën 37-vjeçare, Josip Iličić është ende aktiv me skuadrën e Koperit, që luan në kampionatin elitar slloven. Fantazisti që ka shkruar faqe të rëndësishme në Serie A me fanellat e Palermos, Fiorentinës dhe Atalantës, ndien ende se mund të japë diçka pas tre sezoneve të kaluara te Maribori, ku u transferua në vitin 2022 pas largimit nga klubi bergamask. “Të ndaloj? Në fakt, e kam menduar, por e njoh drejtorin dhe presidentin (e klubit të Koprit) prej 25 vitesh. Kur më kërkuan t’u jepja një dorë, pranova menjëherë. Në fund të fundit, goditjet e mia kanë lindur në këto rrugë.”

Historia personale e Iličić është e njohur: vitet e errëta, e keqja e brendshme që filloi ta pushtonte gjatë periudhës së Covid-it dhe e detyroi të largohej nga Bergamo për të përfunduar në një lloj limbi të paqartë.

Iličić e zërat për tradhtinë e gruas si shkak i depresionit të tij

Në atë periudhë u thanë shumë gjëra, madje edhe shumë të liga, lidhur me arsye thellësisht private që qëndronin në bazë të krizës së tij personale — histori që përfshinin bashkëshorten e tij, Tina Polovina: “Thoshin se më kishte tradhtuar? E pavërtetë – thotë sot për herë të parë Iličić për ‘Gazzetta dello Sport’. – Por si mund të mendohet se do ta gjeja gruan time me një tjetër? Ajo ka marrë fyerje të pabesueshme. Nuk e mohoja, sepse përndryshe do të më kishin pyetur çfarë kisha dhe pse nuk isha më vetvetja. Por familjarët, miqtë dhe shokët e skuadrës e dinin të vërtetën.”

Josip Iličić me bashkëshorten e tij, Tina Polovina: kanë dy vajza

“E shpërndanë atë zë, sepse unë isha në kulm dhe për mua nuk dihej asgjë – vazhdon Iličić. – Diçka duhej të dilte. Në fund, u ktheva në shtëpi. Në Slloveni ishte sikur Covid-i të mos ekzistonte, ndërsa në Bergamo qarkullonin kamionë me arkivole. Një pamje e tmerrshme. Disa vite më parë kisha përjetuar dramën e Astorit, me të cilin luajta në Firence. Më la gjurmë.”

Mesfushori ofensiv slloven shpjegon se pandemia ishte elementi që shkaktoi depresionin e tij: “Si u sëmura? Nuk e dija nëse do të kthehesha më të luaja, dhe kur je i mbyllur në shtëpi, fillon të mendosh. Kam qenë 42 ditë në Bergamo pa familjen. Kam vuajtur. Paratë, kontratat — nuk më interesonin më. Nuk isha mirë. Dhe zërat për gruan time më dhembnin.”

Marrëdhënia e mrekullueshme me Gasperinin dhe Atalantën

Iličić flet me fjalë shumë të bukura për Gasperinin (“nuk e harroj çfarë ka bërë për mua, më shtyu përtej kufijve që mendoja se kisha”) dhe për Atalantën: “Pse u largova? Faji i tendinave. Luhatjet me peshën ishin të tmerrshme. Nuk isha më si më parë. Në vitin 2022 më kërkoi Sevilla, por nuk mundesha më dhe u ktheva në Maribor. Në vitin 2023, kur bergamaskët erdhën të më vizitonin, u preka shumë. Dhe kur shkova të shihja Atalanta–Real Madrid në 2024, mendoja se njerëzit më kishin harruar, por tifozët këndonin. Me atë grup kemi ende kontakt, edhe pse jemi shpërndarë nëpër botë.”

Iličić e raporti me Fiorentinën

Krejt ndryshe janë fjalët që Iličić rezervon për tifozët e Fiorentinës — aty historia përfundoi keq: “Më vjen keq ta them, por me tifozët e Fiorentinës kam mbyllur çdo gjë. Më kritikuan kur isha dy herë golashënuesi dhe asistuesi më i mirë. I dobët? Eja tani. Arritëm në vendin e katërt dhe nuk mjaftonte. As gjysmëfinalja e Ligës së Europës nuk mjaftonte.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI