Flash

Dumani: SPAK nën presion nga krimi i organizuar, politika dhe mediat

Lapsi.al 14 October 2025
Dumani: SPAK nën presion nga krimi i organizuar, politika dhe mediat

Në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori Altin Dumani foli edhe për vëhstirësit me të cilat janë hasur gjatë vitit 2024. Dumani tha se SPAK përballet me presione mediatike, politike, por edhe nga krimi i organizuar.

“Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, theksoi Dumani.

Më tej, Dumani tha se mungesa e paqartë ligjore lidhur me statusin e prokurorit krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimin e hetimeve.

“Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani.

Dumani ka propozuar që prokurorët e SPAK të kenë mundësi rikandidimi në përfundim të mandati të tyre 9-vjeçar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI