Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Dumani: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

Lapsi.al 14 October 2025
Dumani: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para Komisionit të Ligjeve se nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar si prokuror i SPAK.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se duhet të krijohet mundësia ligjore që prokurorët e SPAK të kenë të drejtën e rikandidimit pas përfundimit të mandatit.

Sipas Dumanit, ky propozim nuk lidhet me interes personal, por me garantimin e vazhdimësisë dhe funksionimit të institucionit, pasi brenda një viti mandati përfundon për 11 prokurorë të SPAK, çka mund të krijojë një boshllëk serioz në strukturë.

“Unë flas në emër të institucionit. A mund ta imagjinoni, në vitin 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë, në një vit është e pamundur“, tha ai.

Ai shtoi se një tjetër rrezik lidhet me faktin që këta prokurorë janë përfshirë në çështje të mëdha dhe komplekse, që kërkojnë ndjekje disa-vjeçare.

Sipas kreut të SPAK, vendi dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë investuar shumë në këtë trupë të posaçme prokurorësh, jo vetëm për përgatitjen e tyre profesionale, por edhe për të garantuar pavarësinë nga ndikimi politik, ekonomik apo kriminal.

“Sa i takon mandatit të prokurorit të Posaçëm, unë kam qenë i zëshëm në këtë drejtim, s’ka të bëjë me interesin personal, në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidoj, është zgjedhje e imja, e kam bërë këtë marrëveshje që kur kam hyrë në këtë detyrë. Por, unë flas në emër të institucionit. A mund ta imagjinoni, në vitin 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti.

Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë, në një vit është e pamundur. E dyta është se këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment të bukur, ti i thua mandati jot mbaroi, s’ke më punë me çështjen, cenohen hetimet në këtë drejtim.

Tjetra, shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht, për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm për shkak të mandatit, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm… nuk kemi luksin që një prokuror të specializuar, të trajnuar për një kategori hetimet, ta çojmë një Prokurori të Juridiksioni të përgjithshëm dhe të fillojë të hetojë nga korrupsioni i nivelit të lartë ku ishte, të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor. Nuk kemi thënë rinovim mandati, por dhënieje të drejtë për të rikandiduar. ”, tha Dumani.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI