Flash

Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit. Porti i Durrësit në hetim paraprak

Lapsi.al 14 October 2025
Dumani: Hetimet për Eco Parkun drejt përfundimit. Porti i

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi sot te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, teksa iu përgjigj edhe shqetësimeve të opozitës. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe Eco Parkun në Durrës.

Pyetja e Oerd Bylykbashit: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund.

E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.

Përgjigja e kreut të SPAK, Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj.

Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI