Flash

Donald Trump konfirmon takimin me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten

Lapsi.al 14 October 2025
Donald Trump konfirmon takimin me Zelensky në Shtëpinë e

Donald Trump konfirmoi të hënën se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten. Në aeroplanin presidencial në fluturimin e kthimit nga Lindja e Mesme, presidenti amerikan u përgjigj "Unë besoj se po", kur u pyet nga një gazetar nëse do të takohej të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington "këtë javë". Më herët, presidenti ukrainas tha se armëpushimi i arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump do të jepte "shpresë shtesë për paqe" në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan aspiron gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.

"Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera", tha Zelensky në një postim në Facebook.

"Udhëheqja dhe vendosmëria e aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë", shtoi ai, duke i atribuar dhe mirëpritur pikërisht këto cilësi Donald Trump.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI