Flash

ARRSH njofton bllokim në 4 segmente të autostradës Tiranë - Durrës

Lapsi.al 14 October 2025
ARRSH njofton bllokim në 4 segmente të autostradës Tiranë -

ARRSH njoftion se nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim të plotë më Policinë e Shtetit kanë hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut.

Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

• Vorë-Maminas,

• Maminas-Sukth,

• Sukth-Fllakë,

• Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

• Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment.

Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas - Katër rrugët e Shijakut - Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit - Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.

"Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi!" - thuhet në njoftimin e ARRSH. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI