Flash

Arrestimi i Metës/ Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Lapsi.al 14 October 2025
Arrestimi i Metës/ Dumani: Linte shumë për të

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u arrestua një vit më parë me forcë nga dhjetëra policë pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg.

Të paktën 10 forca policie, pjesa më e madhe me maska, e ndaluan automjetin me të cilën lëvizte kreu i Partisë së Lirisë, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ i PL. Këtë moment e komentoi edhe kreu i SPAK sot teksa raportonte te Komisioni i Ligjeve për të cilin tha se “linte për të dëshiruar”.

Megjithatë, sipas Dumanit, urdhëri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.

“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?“ - pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit. Urdhrat e ekzekutimit i bën Policia e Shtetit.

Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI