Flash

Altin Dumani jep një mesazh enigmatik për çështjen "McGonigal": Presim nga jashtë...

Lapsi.al 14 October 2025
Altin Dumani jep një mesazh enigmatik për çështjen

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha te Komisioni i Ligjeve se dosja “McGonigal” është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja.

I pyetur nga deputeti i opozitës Ivi Kaso se ku ndodheshin me dosjen e ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij të dyshuara me Shqipërinë, deri tek drejtues të qeverisë, ai u përgjigj:

“E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma e autoriteteve gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim” - deklaroi Altin Dumani.

Lexo më tej: Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI