Flash

Afera McGonigal, Dumani: Presim përgjigje nga autoritetet e huaja

Lapsi.al 14 October 2025
Afera McGonigal, Dumani: Presim përgjigje nga autoritetet e huaja

Çështja “McGonigal” është në fazën e hetimit paraprak. Kështu ka deklaruar kreu i SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

I pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso, Dumani tha se lidhur me këtë çështje janë kryer hetime të shumta në Shqipëri, si dhe tashmë pritet një përgjigje edhe për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja, me gjasë pala amerikane.

“Sa i i takon çështjes, që ju e quani çështje “McGonigal”, po është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer hetime në vend, por jemi në pritje të autoriteteve të huaja, pasi duhet edhe bashkëpunimi i autoriteteve të huaja.

Dhe jemi në pritje të kërkesës me shkrim që u kemi çuar si edhe për ndihmë juridike”, u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani.

Charles McGonigal, një ish-agjent i lartë i FBI-së amerikane në Nju Jork është dënuar në SHBA për pastrim parash në lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Ai akuzohet nga politika se ka marrë mbi 200 mijë dollarë nga një personazh shqiptar, ndërsa opozita thotë se kjo është bërë në kuadër të miqësisë së tij me Edi Ramën.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI