Flash

Zjarr i madh në Peqin, rrezikohen banesat

Lapsi.al 13 October 2025
Zjarr i madh në Peqin, rrezikohen banesat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e Bashkisë Peqin.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemëtari dhe banesa në afërsi.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka nisur në një zonë me bimësi të dendur dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta, përhapja ka qenë e menjëhershme.

Banorët janë alarmuar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndodhen aktualisht në terren duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Për momentin, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.

Në ndihmë të zjarrfikësve lokalë janë angazhuar edhe forca shtesë nga bashki të tjera, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, që ende mbeten të paqarta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI