Flash

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Lapsi.al 13 October 2025
Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin,

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se kjo e fundit e do shumë Izraelin, madje është konvertuar. Ai bëri dhe batuta për martesën e saj me Kushnër, ndërsa vlerësoi dhe dhëndrin e tij për kontributin e tij.

“Dua të falënderoj dikë që e do shumë Izraelin. Vajzën time. Ivanka është këtu. Ajo është konvertuar dhe është shumë e lumtur. Mendoj që është e lumtur. Ata kanë një martesë të shkëlqyer dhe kanë një raport shumë të mirë. Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë”, tha Trump.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI