Flash

Shqiptari hyn ilegalisht pas dëbimit në prill, Italia e rikthen sërish në Tiranë

Lapsi.al 13 October 2025
Shqiptari hyn ilegalisht pas dëbimit në prill, Italia e rikthen

Zyra e Imigracionit në Shtabin e Policisë së Astit ka kapur një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia prillin e kaluar dhe kishte rihyrë ilegalisht në vend.

Autoritetet zbuluan se ai ishte kthyer ilegalisht në Itali në tetor, teksa u ndalua gjatë kontrolleve të posaçme dhe u arrestua i akuzuar për imigracion të paligjshëm.

“Në ekzekutim të urdhrit të dëbimit sipas nenit 13, paragrafi 13 i Dekretit Legjislativ 286/98 dhe dekretit për shoqërimin në kufi të lëshuar nga Shefi i Policisë së Astit, personeli i Zyrës së Imigracionit shoqëroi me forcë shtetasin shqiptar në Aeroportin e Milanos Malpensa, nga ku ai u riatdhesua në vendin e tij të origjinës”, - njoftuan autoritetet për rastin.

Nuk u dhanë detaje për të kaluarën e shqiptarit, nëse kishte qenë i dënuar apo akuzuar më parë për krime të rënda, që kishin sjellë edhe dëbimin. /LAPSI.al

Të këshilluara

Pranga biznesmenit të madh dhe 11 të tjerëve

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, pronari i kompanisë Delta, Bujar Muça, ka përfunduar në pranga. Bashkë më të  janë të arrestuar edhe 11 persona të ...

18:43

Zjarr i madh në Peqin, rrezikohen banesat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e Bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar...

16:23

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI