Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rei Manaj dhe gjesti i shqiponjës dykrenare ndaj serbëve: rrezikon deri në 10 ndeshje

Lapsi.al 13 October 2025
Rei Manaj dhe gjesti i shqiponjës dykrenare ndaj serbëve: rrezikon

Rei Manaj imitoi gjestin e shqiponjës dykrenare pasi shënoi gol ndaj Serbisë në ndeshjen e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Një rezultat i rëndësishëm për Shqipërinë për vlerën që ka përtej fushës sportive. Gjyqtari e ndëshkoi menjëherë me karton të verdhë, por ai është asgjë krahasuar me sanksionin shembullor që FIFA mund të vendosë për të censuruar atë festim, i cili, sipas rregullores, është i ndaluar. Nëse i shkon mbarë, mund ta kalojë me një ndeshje pezullim dhe një gjobë të rëndë. Precedentët dhe historia konfliktuale mes dy vendeve, si edhe masat që ishin marrë në dritën e rreziqeve të lidhura me ndeshjen (hyrje e kufizuar në stadium, mungesë tifozësh mysafirë dhe ndalim i simboleve shqiptare), rrezikojnë të rëndojnë pozitën e tij.

Diskriminimi qëndron i tëri në mënyrën e vlerësimit që komisioni do të vendosë të përdorë: nëse do të konsiderohet vetëm si “sjellje josportive”, atëherë ajo shfaqje e hapur e euforisë do t’i kushtojë pak; ndryshe është nëse atij gjesti që ndezi shpirtrat (nga tribunat tifozët ballkanikë ulëritën “duhet ta vrasim shqiptarin”) do t’i atribuohet një natyrë urrejtjeje apo raciste. Në këto raste masat janë shumë më të rënda, me sulmuesin që do të detyrohej të mos veshë për një kohë të gjatë fanellën e kombëtares.

Çfarë parashikon rregullorja e FIFA-s për sjellje të tilla

Ajo shfaqje krenarie dhe identiteti nga ana e Manaj mund të merret në shqyrtim nga organet e FIFA-s, të cilat parashikojnë “të paktën një ndeshje ose një periudhë kohe të përshtatshme për sjellje josportive ndaj një kundërshtari apo ndaj çdo personi tjetër që nuk është zyrtar ndeshjeje”. Por neni 14 i rregullores zgjeron gamën e interpretimit dhe, njëkohësisht, të dënimit që mund të shqiptohet ndaj lojtarit.

Në pikën f) të paragrafit 1 është përcaktuar dënimi prej “të paktën dy ndeshjesh për provokimin e spektatorëve gjatë një ndeshjeje me çdo mjet”. Në pikën 4 specifikohet: “Një lojtar apo drejtues që, në kontekstin e një ndeshjeje (edhe para ose pas saj) apo të një kompeticioni, nxit publikisht të tjerët në urrejtje ose dhunë, do të ndëshkohet me ndalim pjesëmarrjeje në çdo aktivitet futbollistik për jo më pak se gjashtë muaj dhe me një gjobë minimale prej 5 mijë frangash zvicerane. Në rastet e rënda, përveç sanksioneve të mësipërme dhe veçanërisht nëse shkelja kryhet duke përdorur rrjetet sociale dhe/ose masmediat (si shtypi, radio apo televizioni) ose ndodh ditën e një ndeshjeje brenda apo pranë stadiumit, gjoba minimale do të jetë 20 mijë franga zvicerane.”

Lexo më tej: FOTOLAJM/ Qytetari i Kosovës voton Rey Manajn në zgjedhjet lokale

Manaj mund të mungojë madje deri në 10 ndeshje nëse sjellja e tij do të konsiderohet si gjest racist. Neni 15 trajton pikërisht fushën e sjelljes diskriminuese: “Kushdo që ofendon dinjitetin ose integritetin e një vendi, personi ose grupi personash përmes fjalëve apo veprimeve përçmuese, diskriminuese ose denigruese për arsye race, ngjyre lëkure, etnie, kombësie, origjine shoqërore, gjinie, aftësie të kufizuar, orientimi seksual, gjuhe, feje, opinioni politik ose çfarëdo natyre tjetër, pasurie, lindjeje apo statusi tjetër, do të ndëshkohet me pezullim prej të paktën dhjetë ndeshjesh ose për një periudhë të caktuar kohe, ose me çdo masë tjetër disiplinore të përshtatshme”.

Precedenti i Shaqirit dhe Xhakës me Zvicrën

Nuk është hera e parë që FIFA përballet me situata të tilla: në vitin 2018 u ndëshkuan lojtarët e kombëtares zvicerane Shaqiri dhe Xhaka për atë që ndodhi gjatë Kupës së Botës në Rusi. Të dy me origjinë kosovaro-shqiptare, festuan golat e tyre në fitoren 2–1 ndaj Serbisë duke bërë me duar gjestin e shqiponjës dykrenare, në mënyrë që të pohonin origjinën e tyre.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI