Flash

Netanyahu: Trump, miku më i madh i izraelitëve! Dolët kundër OKB-së

Lapsi.al 13 October 2025
Netanyahu: Trump, miku më i madh i izraelitëve! Dolët kundër

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së tij në Parlament, ku i pranishëm është presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shprehu vlerësime për këtë të fundit.

Ai tha se Trump ishte ai që i tha botës; Mos harroni tetorin. Ai thotë se emri i Donald Trump do të gdhendet gjithashtu në historinë e Izraelit, “dhe në historinë e njerëzimit”.

Duke iu referuar planit të paqes të Trump, Netanyahu thotë se është një propozim “që hap derën për një zgjerim historik të paqes në rajonin tonë”.

“Vizita juaj e parë e juaja, në Jerusalem. Ju falënderojmë presidenti Trump. Kam shumë arsye të tjera për t’ju falënderuar, përfshirë dhe vizitën tuaj këtu.

Ju falënderojmë që jeni ngritur kundër deklaratave dhe armiqësisë, OKB-së. Faleminderit që keni njohur të territorit ku ne jetojmë aktualisht Izraelit.

Faleminderit që u tërhoqe nga marrëveshja katastrofike nukleare e Iranit. Faleminderit që keni mbështetur dhe vendimet e tua të guximshme. Pritet një operacion ushtarak pas mesnate. Donald Trump është miku më i madh që shteti izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë president amerikan nuk ka bërë kaq shumë për Izraelit. Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për lidershipin tuaj. Një propozim që kthen të gjithë pengjet tona në shtëpi. Një propozim që i jep fund luftës, duke arritur të gjitha objektivat tona. Propozim që i hap dyert, paqes në rajon dhe përtej. Ju jeni i angazhuar për këtë paqe dhe unë jam angazhuar për këtë paqe dhe do ta arrijmë këtë paqe së bashku. Në vitin 2022 ju i thatë botës “Mos harroni tetorin”. Ne kujtojmë terroristët e Hamasit që ju futën në territoret e Izraeli duke vrarë në gjakftohtësi dhe qytetarët tanë. Familje të tëra që u dogjën të gjalla dhe nuk harrojmë izraelitët që morën pjesë në festivalin e tetorit 2022.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI