Flash

Hollywood-i i kthen shpinën Jennifer Lopez?

Lapsi.al 13 October 2025
Hollywood-i i kthen shpinën Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez, dikur një nga emrat më të dashur të Hollywood-it, po përballet me një sërë dështimesh të njëpasnjëshme në karrierën e saj. Në një opinion të botuar në New York Post, gazetari i njohur i argëtimit, Johnny Oleksinski, e përshkruan situatën e Lopez si një “seri epike dështimesh”.

Filmi më i fundit i Jennifer Lopez, “Kiss of the Spider Woman”, një përshtatje e një muzikali të Broadway-t, kushtoi 30 milionë dollarë për t’u prodhuar, pa llogaritur milionat për promovim. Megjithatë, ai rezultoi një zhgënjim i madh. Edhe pse Lopez ka qenë shumë aktive në media për ta promovuar, kritika më e madhe dhe më pozitive iu drejtua bashkë-yllit të saj, aktorit të ri Tonatiuh.

Pasi pati sukses me filmin “Hustlers” në vitin 2019, karriera e Lopez ka hyrë në një rënie të ndjeshme. Albumi i saj “This Is Me... Now” nuk pati impaktin që pritej, ndërsa turneu i saj “This Is Me... Live” u anulua tërësisht në vitin 2024, me arsyetimin zyrtar se këngëtarja donte të kalonte më shumë kohë me familjen. Megjithatë, raportohet se shitjet e biletave ishin shumë të ulëta që në fillim.

Në të njëjtin vit, Lopez luajti në filmin shkencor të Netflix, “Atlas”, ku interpretonte një shkencëtare  që lëvizte në një robot gjigant. Filmi  mori vetëm 18% vlerësim në RottenTomatoes. Sipas Oleksinski, “Kjo është rreth 17% më shumë nga ç’duhej.”

J.Lo është përfolur më shumë për jetën e saj personale sesa për sukseset artistike kohët e fundit. Nga ndarja me Alex Rodriguez deri te martesa dhe raportet e paqarta me Ben Affleck – për të cilin thuhet se është ndarë sërish – media është përqendruar më shumë në marrëdhëniet e saj se në projektet që sjell.

Dikur, Jennifer Lopez ishte një yll i padiskutueshëm në romancat e ekranit si “The Wedding Planner”, “Maid in Manhattan” dhe “Monster-in-Law”. Sot, ajo shihet si simbol i projekteve që nuk përmbushin pritshmëritë. “Publiku e di saktësisht çfarë do të marrë – ose më mirë, çfarë nuk do të marrë,” përfundon Oleksinski.

 

Të këshilluara

Pranga biznesmenit të madh dhe 11 të tjerëve

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, pronari i kompanisë Delta, Bujar Muça, ka përfunduar në pranga. Bashkë më të  janë të arrestuar edhe 11 persona të ...

18:43

Zjarr i madh në Peqin, rrezikohen banesat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e Bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar...

16:23

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI